Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 15:44

Është shfaqur në internet videoja e plotë e ikjes nga burgu i sigurisë së lartë Altiplano, të bosit më të kërkuar të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, shkruan Mirror.

Një televizion meksikan ka transmetuar sot videon me zë, ku pretendohet se 56-vjeçari Sinaloa së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishin hapur një tunel për tu arratisur nga burgu pa u ra në sy rojeve, të cilët çuditërisht nuk kishin dëgjuar ndonjë zhurmë të gërmimeve apo çekiçëve, transmeton lajmi.net.

 Sipas mediave meksikane, gardianëve të burgut u janë dashur të kalojnë plotë 26 minuta që të kuptojnë se El Chapo ka ikur, edhe përkundër faktit që qelia e tij monitorohej 24 orë nga kamerat e sigurisë.