Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 12:26

Një vajzë e vogël nga Kolorado e cila e pa me sy babain e saj pas nëntë muajsh, nuk mund të priste dhe iu hodh në përqafim, edhe pse një gjë të tillë nuk kishte të drejtë ta bënte deri sa të përfundonte ceremonia.

Babai i saj Daniel Ogelsby, bashkë me ushtarët tjerë u kthyen në shtëpitë e tyre nga një mision trajnimi në Kuvajt.

Ndërsa ushtarët qëndronin drejt në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes, vajza Karas Ogelsby vrapoi për tek babai i saj.