Lajme Shqip Saturday, 17 December 2011 10:40

Moskë – Shërbimi doganor rus ka konfiskuar materiale radioaktive në bagazhin e një pasagjeri në një aeroport të Moskës, transmetuan dje mediat amerikane.

Shërbimi doganor njoftoi se agjentët kanë konfiskuar materialet në aeroportin Sheremetievo, pasi u aktivizua alarmi i rrezatimit.

Testet treguan material që përmban natriumi – 22, një izotop që mund të prodhohet vetëm në një reaktor bërthamor.

Me këtë rast është hapur hetim penal, ndërsa nuk ka informacion ende rreth identitetit të pasagjerëve që po mbanin këto materiale.