Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 16:07

Vetëkontrolli i gjinjve është një ndër hapat më të rëndësishme për të zbuluar kancerin e gjirit. Mësoni të gjithë shkaktarët e mundshëm të dhimbjes në gjinj, nyjeve, dhe ndijshmërisë së rritur.

Dhimbja në gjinj, ose gunga (kokërr), a është kancer?
Dhimbja e fortë në gjinj mund të jetë frikësuese për ju. Mund t’ju shtyjë të mendoni mos është diçka serioze. Gunga e prekur në gjinj është shpeshherë arsyeja pse femrat, e ndonjëherë edhe meshkujt, nxitojnë tek mjeku.

Shkaktarët e dhembjes dhe ndjeshmëria e rritur
Ne shpesh e lidhim dhembjen me diçka serioze, prandaj kur femrat ndiejnë dhembje në gjinj shpeshherë mendojnë më të keqen, kancerin e gjirit. Megjithatë, dhembja ne gjinj rrallëherë është simptoma e parë e dukshme e kancerit në gjinj.

Dhimbja në gjinj, e quajtur ‘mastalgjia’ mund të shkaktohet nga:
-luhatja e hormoneve gjatë menstruacioneve,
-efektet anësore të disa tabletave kontraceptive,
-sutjena të papërshtatshëm, si dhe,
-stresi.

Gunga në gjinj
Gunga në gjinj nuk është gjithmonë kancerogjene. Nga ndryshimet hormonale tek adoleshentet, deri tek dëmtimi i indit dhjamor, më shumë se 80 % e të gjitha gungave janë jo kancerogjene për femrat nën moshën 40 vjeçare.

Shkaktarë të shpeshtë të gungës beninje të gjirit janë:
-infeksioni i gjirit,
-sëmundjet fibrocistike të gjirit,
-fibroadenoma (tumor jo kancerogjen),
-nekroza e indit dhjamor (indi i dëmtuar).
Tek nekroza e indit dhjamor, masa nuk mund të diferencohet nga gunga kancerogjene pa biopsi.

Shenjat e kancerit të gjirit
Simptomat e mundshme të kancerit të gjirit mund të jenë:
-sekreti nga maja e gjirit ose tërheqja brenda e majës së gjirit,
-zmadhimi i njërit gji,
-sipërfaqja jo e rrafshët e gjirit,
-dhimbje vaginale,
-humbja e  peshës,
-zmadhimi i nyjeve nën sqetulla,
-venat e dukshme në gjinj.

Nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma, ju duhet ta vizitoni mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur. (LajmeShqip.com)