Washington – Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se rebelët sirianë kanë përdorur armët kimike.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se ka më shumë gjasa që forcat qeveritare të kenë përdorur armatimin e tillë.
“Jemi shumë skeptikë ndaj sugjerimeve apo akuzave se opozita ka përdorur armë kimike. Jemi më shumë të prirë të besojmë se regjimi i (presidentit) Assadit është përgjegjës, nëse armët e tilla janë përdorur në Siri”, ka thënë Carney, transmeton rel.
Komentet vijnë pasi Carla Del Ponte, hetuese e OKB-së për Sirinë, u ka thënë mediave zvicerane se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike, përkatësisht gaz sarin
Tuesday, 07 May 2013 09:56