Uashington – Kongresi amerikan miratoi shitje të tre helikopterëve ushtarakë për Turqinë, njoftuan mediat turke.
Konform ligjeve në SHBA, shitja e armëve, një aleati të NATO-s është automatike nëse në kuadër të 15 ditëve pas njoftimit zyrtar të Kongresit nuk parashtrohet supozim për shitje ose futje të ndryshimeve në projekt.
Ankaraja i kërkoi helikopterët për luftë kundër separatistëve nga PKK-ja. Biznesi është me vlerë prej 111 milionë dollarëve. Helikopterët priten për disa muaj në Turqi pas përfundimit të proceseve teknike, njofton CNN Turk.
Kjo media njoftoi se anëtarët e Dhomës përfaqësuese kanë parashtruar projekt-rezolutë të përbashkët që të pengojnë shitje, por për shkak të skadimit të afatit 15 ditësh, nisma ka qenë pa rezultat.
Tuesday, 15 November 2011 18:30