Uashington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qeverisë ruse që të kryejë një “hetim të pavarur dhe të besueshëm të të gjitha shkeljeve të raportuara zgjedhore” në zgjedhjet presidenciale të 4 marsit, në të cilat Vlladimir Putin korri fitore prej 64 për qind.
Përmes një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet raportet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtare, të cilat identifikojnë Putinin si fitues, por po ashtu thonë se gara zgjedhore ka anuar në favor të tij.
DASH përmes deklaratës i bën thirrje Moskës që të “sigurojë se procedurat në zgjedhjet e ardhshme të jenë më transparente”.
Po ashtu, SHBA-ja “inkurajon” pjesëmarrjen e qytetarëve rusë në vëzhgimin e zgjedhjeve dhe në ushtrimin e të drejtës së tyre për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.
Reagimet vijnë pasi që shtetet tjera perëndimore dhe të BE-së shfaqën shqetësimin ndaj raporteve për manipulime dhe jokorrektësi në zgjedhjes e së dielës.
Përderisa shumë shtete të ish bllokut sovjetik mirëpritën rezultatet.
Monday, 05 March 2012 19:55