Lajme Shqip Monday, 26 December 2011 19:01

Honolulu– SHBA-ja e vlerësoi lutjen për vizitën e presidentit jemenas Ali Abdullah Saleh dhe do t’i japë dritë të gjelbër vetëm nëse bëhet fjalë për arsye mjekësore, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar një përfaqësuesi lartë të pozicionuar amerikan, i cila ka dëshiruar të mbetet anonim.

Zyra e Salehit është lidhur me ambasadën amerikane në kryeqytetin jemenas Sanë dhe ka kumtuar se presidenti kërkon që të udhëtojë për në SHBA në shërim special mjekësor, transmetuan agjencitë, duke e cituar përfaqësuesin amerikan.

Vetë Saheh të shtunën ka deklaruar se në kohë sa më të afërt  ka për qëllim që të shkojë në SHBA, por atëherë ai nënvizoi se nuk bëhet fjalë për shërim, sepse ka qenë i shëndoshë, por vetëm në kontrolle mjekësore, përkujtojnë agjencitë. Atëherë Saleh sqaroi se do të mbetet në SHBA vetëm disa ditë dhe pastaj do të kthehet në atdhe, sepse nuk dëshiron ta braktis popullin dhe miqtë e vet.

Saleh më 3 qershor është plagosur në sulmin me bombë ndaj pallatit presidencial dhe një kohë të shkurtë është shëruar në Arabinë Saudite, përkujtojnë agjencitë.

Saleh do ta braktisë pushtetin në muajin shkurt.