Washington – Administrata amerikane do të lehtësojë proçedurën me të cilën emigrantët ilegal do të mund të legalizojnë qëndrimin e tyre në SHBA.
Në pajtueshmëri me ligjin e deritanishëm, emigrantët ilegal presin disa vite që t’u miratohet viza për qëndrim legal në SHBA, gjatë së cilës më së shpeshti janë të ndarë nga familjet e tyre.
Me rregullat e reja, në mënyrë të dukshme shkurtohet proçedura për përfitim të vizave dhe emigrantëve ilegal u mundësohet të qëndrojnë në SHBA gjatë proçedurës për legalizim të qëndrimit të tyre.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vlerësojnë se në SHBA qëndrojnë rreth 12 milionë emigrantë ilegal.
Saturday, 07 January 2012 17:00 