Prishtinë – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell, dhe Presidentja, Atifete Jahjaga, do të nënshkruajnë sot Marrëveshjen e parë gjithëpërfshirëse Bilaterale në mes të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës. Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet pasdite në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Kosovë theksohet se nënshkrimi i Marrëveshjes Bilaterale shënon një arritje të rëndësishme për partneritetin e dy Qeverive.
Marrëveshja i përcakton procedurat për planifikim dhe implementim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm diplomatik, politik, ekonomik dhe kulturor, në mes të dy vendeve.
Ajo gjithashtu riafirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qeverinë dhe popullin e Kosovës.
Thursday, 29 March 2012 10:30