New Bern- Shqiptari 27 vjeçar nga Kosova me origjinë nga Gjilani Hysen Sherif
i me leje të përhershme qëndrimi në SHBA është dënuar me 45 vjet burg për rolin që ka pasur në zinxhirin terrorist në SHBA, ndërsa në mesin të dyshuarve është edhe kosovari tjetër Bajram Asllani.
Bashkë me Hysen Sherifin janë dënuar edhe Zijad Yagi, 23 vjeçar me 32 vjet burg dhe Mohamad Omar Ali Hasan, 24 vjeçar me 15 vjet burg. Të dy këta janë me origjinë arabe dhe me shtetësi amerikane.
Gjyqi amerikan në tetor e kishte shpallur fajtor Sherifin për planifikim likuidimesh jashtë dhe për përkrahjet terrorizmit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 15 January 2012 13:30