Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 08:18

Uashington – SHBA-ja e ka përshëndetur vendimin e sotëm të BE-së që t’i zgjerojë sanksionet ndaj Iranit, duke theksuar se ky është edhe një konfirmim se sa bota e konsideron Teheranin përgjegjës për shkak të aktiviteteve të tij bërthamore.

“SHBA-ja e përshëndet vendimin e BE-së që t’i zgjerojë sanksionet ndaj Iranit”, thuhet në kumtesën e publikuar në internet faqen e Shtëpisë së Bardhë.

Derisa Irani refuzon t’i plotësojë obligimet e veta ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare edhe më tej Iranin do ta konsiderojë përgjegjës, do t’i zbatojë në tërësi të gjitha rezolutat e KS-së së KB-së dhe në mënyrë agresive do t’u kundërshtohet aktiviteteve iraniane për zgjerimin e armës bërthamore, thuhet në kumtesë.