Uashington – Autoritetet amerikane do të vendosin tatim shtesë të importit të paneleve solare nga Kina për shkak të, siç thuhet, çmimeve joreale të prodhuesve kinezë, të cilat janë të financuara nga Qeveria në Pekin.
Ministria amerikane e Tregtisë deklaroi se prodhuesit kinezë shesin panele diellore në tregun amerikan me çmime të ulëta që variojnë nga 31 deri në 250 për qind nën ato reale.
Nëse miratohet propozimi i Qeverisë amerikane, për importin e paneleve solare kineze do të vendoset taksë e dyfushtë nga mesatarisht 31 për qind. Uashingtoni në mars veçmë ka vendosur taksë shtesë prej 2,9 deri në 4,73 për qind të këtij malli, pasi që është vërtetuar se Kina në mënyrë joligjore e subvencionon prodhimtarinë e kompanive të veta.
Taksat e propozuara janë dukshëm më të larta nga të priturat, që mund të sjellë deri në tensione të reja në shkëmbimin tregtar mes SHBA-së dhe Kinës. (LajmeShqip.com)
Friday, 18 May 2012 13:47