Lajme Shqip Wednesday, 13 June 2012 14:18

Washington – Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar thirrjeve ndërkombëtare drejtuar Serbisë për t’i përmirësuar raportet me Kosovën.

Kjo është bërë pasi Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se kjo çështje mund të jetë pengesë e madhe në rrugën e Serbisë drejt BE-së. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ka refuzuar të komentojë çështjen e bojkotimit të ceremonisë së inaugurimit të  presidentit Tomislav Nikoliq nga pothuajse të gjithë presidentët e shteteve në rajon, por ka thënë se sekretarja  Clinton ka folur në telefon me Nikoliqin pas zgjedhjes së tij.

“Mesazhi ynë për Qeverinë e Serbisë ishte që dëshirojmë të punojmë me presidentin e ri dhe dëshirojmë që Serbia të vazhdojë rrugën e integrimit, të jetë në paqe me Kosovën dhe të punojë për çështjet e mbetura, që ata i kanë së bashku”, ka thënë Clinton. (LajmeShqip.com)