Lansimi i satelitit ushtarak rus “Cosmos-2504A” për testim në Pelstek më 31 Mars, duket se i ka alarmuar Forcat Ajrore të Ushtrisë Amerikane, të cilat mendojnë se ky satelit ka mundësi të jetë një armë për shkatërrimin e satelitëve.
“Një satelit ushtarak rus ka bërë të paktën 11 lëvizje afër me raketat tona të lëshuara në orbitë” citon zëdhënësin nga Forcat Ajrore të SHBA-ve Space News.
“Këso manovrash konsistojnë, edhe pse jo me çdo kusht, me armë hapësinore për shkatërrimin e satelitëve”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Komanda e Përbashkët Strategjike në Qendrën për Operacione Hapësinore (JFCC) në Kaliforni është duke i përcjellë me vëmendje lëvizjet e këtij sateliti, dhe thotë se “në të paktën një rast, sateliti ka kaluar stazën e sipërme në një orbitë më të lartë.”
Tuesday, 21 July 2015 08:16