Kanbera – Prokurorët amerikanë në mënyrë të fshehtë kanë formuluar akuzë kundër themeluesit të Uikiliksit Xhulian Asanzh, kumtuan sot mediat australiane, duke iu referuar një letre të besueshme elektronike.
Bëhet fjalë për njërën nga letrat e shumta elektronike të kompanisë amerikane “Stratfor”, e cila merret me analiza gjeopolitike, që Uikiliksi filloi t’i publikojë të hënën.
Në e-mail-in e shkruar nga nënkryetari i Strafor, Fred Barton, thuhet se kane përpiluar një aktakuzë kundër Assange, të cilët e kanë dërguar për çështje hetuese tek analistët e kompanisë.
Gazeta “Sunday Morning Herald”, e cila ka qasje deri tek emailat, theksoi se komenti i 26 janarit të vitit të kaluar mbi hetuesit amerikanë ndaj rastit të Wikileaks është dhënë si përgjigje ndaj raporteve mediatike, ndërsa përmbajtja e informacionit në të vërtetë është mbajtur sekrete.
Asanzh, shtetas i Australisë, pret vendimin e Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe lidhur me ankesën e tij për ekstradim në Suedi, e cila e kërkon për akuzat për dhunim seksual. Themeluesi i Uikiliksit i mohon këto akuza, duke theksuar se ato janë të motivuara politikisht dhe se lidhen me aktivitetet e faqes së tij.
Wednesday, 29 February 2012 08:50