Kaliforni – Shannen Doherty mund të jetë bërë e famshme në Beverly Hills 90210, por kur vjen puna për martesën, ajo ka zgjedhur Malibunë.
Aktorja 40 vjeçare e ekranit, që më së shumti njihet për rolin e saj si Brenda Walsh, u martua me të fejuarin e saj Kurt Iswarienko gjatë perëndimit të diellit, të shtunën në Malibu.
Sipas burimeve të tabloidit “People” ceremonia solemne është bërë në praninë e familjarëve në hapësirë, mbi kodrat.
Thuhet se ceremonia martesore do të transmetohet në serialin televiziv të ardhshëm “WE”.
Kjo është hera e tretë që Shannon martohet, pasi më parë ka qenë e martuar me Ashley Hamilton dhe me partnerin famëkeq të kasetës së seksit të Paris Hilton, Rick Salomon.
“Martesa për mua është një angazhim gjigant që tashmë nuk e marr më përsipër aq lehtë,” ka thënë ajo. “Unë e kam pësuar më parë dhe tani e kam marrë mësimin.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 October 2011 10:17