Lajme Shqip Thursday, 27 October 2011 15:45

Më 15 tetor Shannen Doherty, ish Brenda Walsh e Beverly Hills 90210, është betuar për të tretën herë për martesë, por kësaj here me fotografin Kurt Iswarienko. Detajet e martesës së saj bëhen të ditura nga e përjavëshmja Vanity Fair.

“Martesa jonë ka qenë një eksperiencë unike, pasi çdo gjë kishte gjurmën tonë,” ka thënë Shannen për Vanity Fair.

Në këtë të përjavëshme tregohen edhe disa detaje të çuditshme dhe ekstravagante të dasmës, si p.sh shoqërueset e nderit të veshura me fustan të zi; prania e një tende, e disponueshme vetëm për burrat që të pinin cigare kubane; prania e tendave për zonjat dhe zonjushat që të mund të porosisnin parfumin e tyre në miniaturë; apo vendosja e një portreti të madh të babait të ndjerë të aktores, si për të kompensuar mungesën e tij. (LajmeShqip.com)