Ka mjaftuar vetёm qё Shakira tё anulojë njё koncert dhe disa media ndёrkombёtare kanё filluar tё aludojnё pёr njё shtatzёni tё mundshme.
A nuk ёshtё çudi qё tё konstatohet disa ditё pёrpara koncertit ndonjё problem teknik? Sigurisht qё jo!
Kёngёtarja kolumbiane ka anuluar koncertin e saj nё Almeria, pasi janё konsatuar probleme teknike.
“Unё mezi kam pritur tё kёndoja nё Almeria pёr tё gjithё adhuruesit e mi dhe kemi bёrё tё pamundurёn qё koncerti tё mos anulohej. Por, realisht ishte krejtёsisht e pamundur pёr shkak tё dёmtimit qё kishte skena”, ёshtё shprehur Shakira.
Dihet qё bukuroshja ёshtё nё njё lidhje dashurie me futbollistin e Barcelonёs, Pique, prej disa muajsh. Sigurisht, nё qoftё se do tё ketё vend konfirmimi pёr kёtё dyshim do t’ju njoftojmё.
Wednesday, 08 June 2011 13:58