Ashtu siç duket edhe nga fotografitë, sezoni i ri po sjell një fluks idesh të reja për mënyrën se si të lyejmë flokët. Modele të këndshme njëngjyrëshe, deri tek ato me ngjyra të përziera dhe të ndezura. Do ta keni shumë të vështirë që t’i rezistoni këtyre ideve.
Keni menduar t’i bëni flokët bionde? Nuk ka asgjë më të këndshme dhe më shumë atraktive se ato femra që guxojnë të shprehin personalitetin e tyre dhe stilin me një prerje të veçantë flokësh.
Nuk duhet me doemos të ndiqni tendencat më të fundit për lyerjen e flokëve, mjafton që ju të eksperimentoni me ngjyra të cilat do t’ju bëjnë juve te ndjeheni mirë dhe të sigurta.
(LajmeShqip.com)
Wednesday, 06 June 2012 10:00 


