Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 13:18

Nesër në Prishtinë do të qëndroj komisonerja e Bashkimit Evropian për punë të brendshme dhe drejtësi, Sesila Malstrom. 

Vizita është paralajmëruar se do të shënojë fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave. Institucionet e Kosovës thonë  më në fund është qartësuar pozicioni evropian karshi Kosovës dhe se vendi ynë nuk do të mbetet edhe më tutje vrimë e zezë e rajonit.

 Ndërkohë institucionet e Kosovës thonë se tani kanë plotësuar shumicën e kushteve teknike.  Ministria  e Punëve të Brendshme ka filluar tashmë të jap pasaportat biometrikë dhe shumë shpejt ka paralajmëruar t’i lëshojë edhe letërnjoftimet biometrikë. Zëvendësministri Izmi Zeka tha se institucionet e Kosovës i kanë kryer pothuajse 80 për qind të obligimeve. 

 “Mund të them që një mori standardesh sa i përket liberalizimit të vizave jemi në përfundim e sipër. Jemi duke punuar në këtë drejtim, kështu që Kosova krahasuar edhe me vendet tjera të Ballkanit të cilat veç janë futur në këtë sistem, ne jemi bukur mirë, domethënë jemi krahas tyre dhe mendojmë se do të jemi shumë gati në të gjitha aspektet që janë të rëndësisë së veçantë”-thotw Zeka.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionin parlamentar për integrime evropiane Lutfi Haziri thotë tani mbetet të shihet se mbi çfarë parimesh do të hapet dialog për liberalizmin.

Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Para Kosovës liberalizimin e vizave e kanë fituar Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina