Lajme Shqip Tuesday, 04 June 2013 09:37

Skenderaj – Ashtu siç ishte paralajmëruar, punëtorët e Administratës në komunën e Skenderajt, kanë vazhduar protestën edhe të martën.

Ata protestojnë kundër arrestimit të kryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku dhe ish pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatorët kanë thënë se “kryetari e ka vendin në zyrën e tij e jo në paraburgim”.

Ndërkohë është paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe në ditët e ardshme.