Lajme Shqip Wednesday, 27 March 2013 10:22

Justin Bieber e ka nisur një vit të mbrapshtë. Tash ai është në telashe me një fqinj në Kaliforni, i cili e ka akuzuar këngëtarin për sulm fizik.

TMZ raporton se policia e këtij vendi është njoftuar nga fqinji i Bieber për këtë rast dhe menjëherë ka nisur hetimet.

Fqinji i këngëtarit ka deklaruar se ai ka pasur një përleshje verbale me këngëtarin e që më pas ky i fundit e ka sulmuar atë edhe fizikisht.

Policia e Los Angelesit janë angazhuar që të hetojnë këtë rast gjithashtu. Ata janë duke hetuar edhe shtëpinë e këngëtarit.