Lajme Shqip Saturday, 16 February 2013 14:24

Chris Brown dhe Drake kanë shmangur edhe një përleshje të mundshme. Dy artistët kanë rastisur të shkojnë në një klub të njëjtë natën e kaluar.

TMZ raporton se Drake me të parë se aty ishte i pranishëm edhe Chris, ka ndërruar destinacionin e tij.

Ata ia kanë mësyer të dy klubit “Playhouse”, mirëpo burimet kanë thënë për TMZ, se Drake ka parapëlqyer të largohet nga aty të shmangë ndonjë incident.

Kohë më parë, ata ishin përfshirë në një përleshje në një klub nate.