Nëse Serbisë i vjen ndonjë kërkesë nga drejtësi e EULEX-it, për ekstradimin e vllëzërve Veselinoviç, ajo do t’a shqyrtojë atë dhe do të japë përgjigjje në kohën e caktuar ka thënë Sllobodan Homen, sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë.
“Kur është në pyetje bashkëpunimi me EULEX-in ne qëndrojmë në atë se dëshirojnë të bashkëpunojmë, por ky bashkëpunim duhet të jetë i dy anshëm kur janë në pyeteje kërkesat e tyre, po ashtu edhe kërkesat e drejtësisë së Serbisë që kanë për qëllim që të mbrojnë parasëgjithash interesat e popullit të Serbisë në teritoren e Kosovës“-tha ai .
Më tej Homen deklaroi se “Nuk do t’i ekstradojmë vllezërit Veselinoviç, nëse një kërkese e tillë bëhet nga ana e Drejtësisë së Kosovës, ky është qëndrimi i Institucioneve të Drejtësisë së Serbisë, pasi ne nuk i njohim institucionet e Kosovës“.
“Pa marr parasysh kërkesën për ekstradim apo për bashkpunim nga ana e Drejtësisë së Kosovës ne nuk do ta shqyrtojën një kerkesë të till pasi për ne ai shtet nuk ekziston“- përfundoi Homen.
Wednesday, 04 January 2012 15:57