Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 15:00

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se në takimin e ardhshëm të dialogut Serbi- Kosovë, në rend të ditës duhet të jenë, ndër të tjera statuti dhe pasuria e Kishës ortodokse serbe, pjesëmarrja e serbëve në institucionet e Kosovës me përqindje të garantuar dhe linja ajror Beograd – Prishtinë si dhe çështja e përgjithshme e pasurisë.

“Ne jemi në kontakt me përfaqësuesit e BE-së dhe tashmë kemi kandiduar temat për të cilat jemi të interesuar të bisedojmë në vazhdimin procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinë” ka thënë ai për gazetën “Danas”, transmeton Koha.net.

“Pres që në javën e ardhshme, pos këtyre temave, kryeministrat me Federica Mogherinin do të bisedojnë edhe për dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash”, ka thënë ai.