Hulumtimi i Qendrës për Politika “Kosovska” në Beograd, flet për 450 milionë euro investime që Serbia bën brenda një viti në Kosovë.
Investimet shkojnë kryesisht për rroga dhe infrastrukturë. Drejtori i kësaj qendre, Dragan Popovic thotë për Express se kostoja mund të jetë edhe më e madhe. Ky hulumtim ka befasuar taksapaguesit serbë.
Ata thonë se kanë filluar ta ndjejnë peshën e investimeve që Serbia po i kryen në Kosovë. Ndonëse me vështirësi pranojnë të flasin, shumë nga ta i irriton fakti se si Qeveria e tyre po investon në Kosovë gjysmë miliardi euro brenda një viti.
Stefana, banore e Beogradit,hyn në ueb faqen e Qendrës për Politika “Kosovska”, e cila ka kryer një hulumtim mbi atë se sa shpenzon Serbia në Kosovë.
Aty ajo gjen të dhënat në detaje se sa nga taksat e saj i shkojnë Kosovës.
“Është jonormale. Unë si taksapagues paguaj disa euro për minutë. Ne nuk e dimë se a ia vlejnë këto investime”, thotë Stefana.
Afër 500 milionë euro për një vit është kostoja që po e paguan ky shtet për t’i mbajtur gjallë në Kosovë strukturat dhe institucionet paralele.
Kështu i kanë dalë llogaritë me Kosovën, Qendrës për Politika “Kosovska” në Beograd, në një hulumtim të vetin rreth asaj se sa investon brenda një viti Serbia në Kosovë
Monday, 07 November 2011 21:00