Mitrovicë-Serbët në veri të Kosovës kanë njoftuar se do të mbajnë një referendum në 15 shkurt të vitit të ardhshëm.
Siç raporton agjencia serbe e lajmebe B92, i ashtuquajturi kryetari i Komunës së Mitrovicës Krstimir Pantiç ka deklaruar se ky referendum do ti japë shansin qytetarëve serbë të thonë nëse i pranojnë apo jo insitucionet e Kosovës në veri.
Një takim mes përfaqësuesve të serbëve u mbajt dje në Zveçan, ku sipas Pantiç, katër krerët e komunave në veri ranë dakord të vendosin mbi mbajtjen e këtij referendumi duke shtuar se data do të konfirmohet në një takim të ardhshëm.
Pantiç shtoi se marrëveshja e qeverisë së Serbisë me Prishtinën për qarkullimin e lirë është e papranueshme për serbët në Kosovë.
Duke iu referuar barrikadave në veri të Kosovës, Pantiç tha se ato do të vazhdojnë të qëndrojnë aty, duke theksuar se megjithatë serbët nuk dëshirojnë të hyjnë në konflikt me KFOR-in dhe EULEX-in.
Monday, 26 December 2011 11:50