Lajme Shqip Thursday, 22 December 2011 08:30

Prishtinë- RTK raporton se grupe serbësh të rebeluar kanë penguar të mërkurën mbrëma në Zupç kolonën e KFOR-it në të cilën ishin edhe dy automjete të EULEX-it që ishte nisur për në Bërnjak.

Pas ndaljes së kolonës dhe qëndrimit 20 prej minutave, serbët i ofruan automjeteve të KFOR-it kalimin, por me kusht që xhipat e EULEX-it të kthehen mbrapshtë, por ata refuzuan ta bëjnë këtë dhe pastaj të gjitha automjetet u kthyen në drejtim të Mitrovicës.

Në fshatin fqinj Jagenjicë, pjesëtarët e KFOR-it kontrollonin të gjitha automjetet që qarkullonin nga Zveçani në drejtim të Zubin Potokut.