Mitrovicë – Në veri të Kosovës, gjendja mbetet e pandryshuar. Serbët qëndrojnë nëpër barrikada edhe gjatë natës, ndërsa gjatë ditës ato i ruajnë me ndërrime, në bazë të orarit të caktuar nga struktuarat paralele serbe, që përkrahen direkt nga Qeveria e Serbisë.
Në anen tjetër, KFOR-i është duke kryer detyrat e tij të rregullta vetëm në Jarinjë dhe Bërrnjak dhe atë vetëm përmes ajrit.
Uji, ushqimi si dhe ndërrimi i ushtarëve bëhet vetëm përmes ajrit, me anë të helikopterëve, kurse tërësia tokësore në veri iu takon grupeve serbe të krimit të organizuar, të cilat janë duke vepruar të papenguara nga askush në 18 për qind të tërë territorit të Kosovës.
Policia e Kosovës, në dy pikat kufitare, është duke qëndruar vetëm sa për sy e faqe, sepse dy pika janë jashtë funksionit, për shkak të barrikadave që serbët i kanë vënë në këto dy pika zyrtare kufitare në veri të Kosovës.
Në anën tjetër, grupeve kriminale serbe iu ka dalur në ndihmë, Milorad Dodik, kryetar i Republikës Serbe të Bosnjës, pas vizitës që i kanë bërë i ashtuqajtuari kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq dhe i ashtuquajturi kryetar i Komunës së veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, gjatë javës që lamë pas.
Pas kërkesë që këta dy liderë politikë të veriut i kanë bërë Dodikut, ai në veri të Mitrovicës ka dërguar një autobus me rreth 50 njerëz, që janë duke bërë rojë në barrikada. Për kryerjen e punëve në mënyrë sa më të rehatshme dhe të papenguar nga askush, këtyre serbëve nga Bosnja iu ka dalë në ndihmë Kisha serbe në veri dhe Universiteti i Prishtinës, me seli në veri të Mitrovicës.
Të ashtuquajtur ‘studentë’ nga Banjalluka janë pajisuar me indeksa, ndërsa për një pjesë të tyre ushqimin dhe fjetjen e ka siguruar kisha në veri, ndërsa pjesa tjetër e tyre është duke u ushqyer në mensën e studentëve dhe janë duke fjetuar në konviktin e studentëve, në veri të Mitrovicës, kanë raportuar bashkëpunëtorët e Portalit nga veriu i Kosovës.
Në anen tjetër, Zvonko Veselinoviq do të ipet si kokë turku nga strukturat parlele në veri të Mitriovicës. Të gjitha të këqijat janë duke ia përshkruar Veselinoviqit, ndërsa në realitet ai po përpiqet të tregohet vetëm një figurë në lojën e shahut. Në këtë këtë lojë komplekse të ruletit serb, nuk janë duke u përmenduar kreu i Policisë së Serbisë për Veriun e Kosovës, Gjorgje Dragoviq, pastaja krerët e Mbrojtjes Civile, si ai i Mitrovicës Radisllav Janiqijeviq.
Në këtë kuadër, në prapaskenë ka ngeluar edhe Sllavisha Ristiq, i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Zubin Potokut, i cili më 26 korrik ka kërkuar nga bashkëvendasit e tij të fashtrave Rudare dhe Jegenicë, që me çdo kusht të ndalet njësia sepciale e Kosovës ROSU.
Me këtë rast ka mbetuar i vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, tani Heroi Kombëtar Enver Zymberi. Po ashtu, në hije këtu janë lënë edhe Goran Bogdanoviq dhe Borko Stefanoviq, si dhe kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq e ai i Leposaviqit dhe Mitrovicës, Branko Niniq e Kërstimir Pantiq.
Është shumë e qartë se struktruat politike dhe të sigurisë duan që duke e fhshur të vërtetëtn tjetër të krimit, si kokë turku në të gjithë këtë kaos që kanë shkaktuar në veri, ta japin Zvonko Veselinoviqin, ndërkohë që ky njeri ka vepruar vetëm në bazë të urdhërave që ka marrë nga të gjithë ata që u përmendën më lartë.
Të gjithë ata që kanë përcjelluar mediumet kanë parë se si Zvonko Veselinoviq qëndronte prapa në sigurimin e jetës dhe krijimin e kushteve për të lëvizë lirshëm Borko Stefanoviq dhe Groan Bogdanoviq, si dhe katër kryetarët e komuanve të veriut të Kosovës, si dhe i ashtuquajturi kryetar i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq. Të gjithë liderët serbë të veriut të Kosovës dhe ata të ardhuar nga Beogradi, iu kanë bërë thirrje banorëve serbë të veriut që të mblidhen tek pikat kufitare edhe t’i djegin ato.
Në këtë rast, Veselinoviq, që ka bërë djegien e pikës kufitare në Jarinjë, ka respektuar një urdhër të funksionarëve të lartë të shtetit të Serbisë dhe të katër kryetarëve serbë të veriut të Kosovës si dhe të kryetarit të Qarkut të Mitrovicës. Pra, Veselinoviq duhet të dalë para drejtësisë për veprën që ka bërë, por para drejtësisë së pari duhet të dalin edhe kryenegociatori i Qeverisë së Serbisë, Borko Stefanoviq, Ministri për Kosovën Goran Bogdanoviq, Sllavisha Ristiq, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zubin Potokut, Dragisha Miloviq, i ashtuquajturi kryetar i Komunës së Zveçanit, Branko Niniq, i ashtuquajturi kryetar i Leposaviqit, Kërstimir Pantiq i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Mitrovicës si dhe Radenko Nedelkoviq, i ashtuquajtur kryetar i Qarkut të Mitrovicës.
Të gjithë këta, së bashku, në Radio Kollashin, iu kanë bërë thirrje banorëve serbë të veriut, më 26 korrik, që të mblidhen në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërrnjakë e që nga aty t’i përzënë policët e Kosovës dhe t’i djegin pikat kufitare.
Në zingjirin e atyre që duhet të përgjigjen para ligjit për veprime kriminale dhe nxitje në kriminalitet e dhunë kundër organeve shtetërore, krimineli Zvonko Veselinoviq duhet të arrestohet gjithsesi, por i fundit. (LajmeShqip.com)
Monday, 10 October 2011 21:01 