Mitrovicë (E PLOTËSUAR 13:43) – Burime të Portalit LajmeShqip.com konfiormojnë se barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë.
Burime të Portalit LajmeShqip.com, bëjnë të ditur se bllokadat në veri vazhdojnë dhe serbët po e lëshojnë në mënyrë selektive kalimin.
Ndërkohë, një burim tjetër i portalit konfirmon se në Bërnjakë, pika kufitare G31, ka prezencë të Policisë së Kosovës.
**********************************
Mitrovicë – Burimet e Portalit LajmeShqip.com bëjnë të ditur se serbët e Zupçit i kanë rikthyer barrikadat në Zupç, pas dyshimit se pjesëtarët e EULEX-it kanë dashur të arrestojnë një person, i cili, sipas burimeve të portalit, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e policit Njësisë Speciale të Kosovës, heroit Enver Zymberi.
Serbët e fshatit Zupç, të komunës së Zubin Potokut, janë tubuar dhe kanë vendosur automjete të ndryshme për të bllokuar kalimin.
Rruga Mitrovicë-Zubin Potok-Pika kufitare G31 është e mbyllur për shkak të barrikadës. (LajmeShqip.com)
Saturday, 27 August 2011 11:50