Lajme Shqip Thursday, 24 April 2014 12:21

Kisha serbe e cila ndodhet nëoborrin e Universitetit të Prishtinës, do ti nënshtrohet procesit të legalizimit. Pas verifikimit që do t’i bëhet, e më pas do të vendoset nëse ajo do të legalizohet apo do të rrënohet.

Kreshnik Berisha, këshilltar iMinistrit Dardan Gashi, është shprehur për KTV-në se kishanë oborrin e Universitetit, nuk e ka ndjeshmërinë si objektet e tjera fetare.

Ndërkaq Ministri Nenad Rashic i ka bërë thirrje Ministrit Gashi që të mos e rrënojnë kishën, pasi në rast se ndodh kjo gjë komuniteti serb do t’i braktisë institucionet e Kosovës.