Prishtinë- Automjetet e EULEX-it sërish janë penguar sot nga serbët lokal që të lëvizin në veri të Kosovës. 
Serbët kanë bllokuar rrugën në Zupç të Zubin Potokut dhe në një fshat të komunës së Zveçanit, duke mos lejuar kalimin e automjeteve të EULEKS.
Nëpërmjet një komunikate për media Policia rajonale ka bërë të ditur se një grup prej 30 personash kanë mbajtur të bllokuar për rreth një orë rrugën magjistrale në drejtim të pikës kufitare në Brnjak, duke kundërshtuar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it.
Një situatë e ngjashme, është regjistruar sot rreth orës 10 edhe në fshatin Banov Do, të komunës Zveçanit.
Konvoji i EULEX-it, me gjashtë vetura, një maunë dhe një kamion, janë penguar dhe ndaluar për qarkullim në drejtim të Zveçanit. Nuk raportohet për ndonjë incident ndërsa njësitë policore të stacioneve përkatëse janë në vend të ngjarjes. (LajmeShqip.com)
Friday, 02 March 2012 14:41