Mitrovicë – Përfaqësues dhe tregtarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar sot rreth orës dhjetë disa nga rrugët kryesore përfshirë këtu edhe pikë-kalimin kufitar në Jarinë, njofton REL.
Tregtarë nga Leposaviqi kanë shkuar në pikë-kalimin në Jarinë duke mos lejuar që të qarkullojnë automjetet në atë pjesë. Aryseja kryesore për bllokimin e rrugëve është mospajtimi me marrëveshjet të arritura në Bruksel që lidhen me qarkullimin e mallrave nga Serbia në Kosovë.
Njoftohet në rrugën Jarinë-Leposaviq, janë krijuar radha të gjata me automjete të ndryshme.
Gjithashtu bëhet e ditur se këta protestues kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinë në vendin e quajtur Rudar afër Zveçanit.(REL)
Monday, 24 December 2012 12:40