Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 17:13

Tiranë – Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Ettore Sequi, i dorëzoi sot raportin e Komisionit Europian, Kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Sequi u shpreh se takimi ishte mjaft i frytshëm. “Progres raporti është mjaft i nevojshëm, jep një panoramë të saktë të asaj që ne shohim dhe tregon ecurinë ose mënyrën për të përparuar në integrimin evropian. Kryeministri shprehu vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur 12 prioritetet kyçe.

“Besojmë që rruga e integrimit është dhe duhet të jetë një objektiv mbarëkombëtar. Shqipëria i ka kapacitetet për të plotësuar standardet e larta që kërkohen për të arritur anëtarësimin dhe për këtë duhet angazhim dhe përpjekje e të gjitha hallkave të vendit nga qeveria tek qytetarët e vendit”, theksoi Sequi.