Lajme Shqip Friday, 14 October 2011 08:03

Tiranë – Ambasadori i Komisionit Europian, Ettore Sequi, mbrëmë, në një intervistë për emisionin “Top Story” shprehet se, parlamenti është ambjenti ideal ku duhet të ketë përpjekje për të zhvilluar dialogun politik.

Përsa i përket 10 pikave të opozitës të paktit për integrimin, Sequi u shpreh, se gjithnjë e më tepër dëgjoj fjalën pakt.

“Mendoj se fjala pakt mund të kishte përmbajtje të ndryshme. Ajo që është pozitive është që unë kam dëgjuar se disa politikanë flasin për një pakt dhe ky është një sinjal i mirë. Një sinjal pozitiv është edhe fakti që opozita ka vendosur të rikthehet në parlament.

Një tjetër sinjal pozitiv është që është bërë një referencë për mundësinë për t’iu drejtuar parlamenetit evropian për reformën parlamentare.

Sipas Sequi-t, është e rëndësishme që të gjithë shqiptarët ta kuptojnë se çfarë është raport i progresit, por edhe për çfarë shërben ai. “Për këtë do të zhvilloj takime në disa qytete me qytetarë dhe me grupë interesi”, tha ai.