Tiranë-Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sequi, shprehu të enjten mbështetjen e plotë të BE-së për të bashkëpunuar në projekte të rëndësishme që do të ndërmarrë biznesi për rritjen e prodhimit vendas dhe konkurrueshmërinë e prodhimeve.
Gjatë fjalës së tij në ceremonine e fillimit të vitit për investitorët e FIAA-s, duke vlerësuar zhvillimet në ekonominë shqiptare, vuri në dukje rritjen e eksporteve shqiptare gjatë vitit 2011, dhe parashtroi alternativat për investime të rëndësishëm në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2012.
Ambasadori Sequi tha se në vitin 2011 BE mbështeti me 1,4 milionë euro zhvillimin e bizneseve në Shqipëri.
“Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA), një organizatë e sukseshme”, tha ai, “është një grup i fuqishëm, me rol të rëndësishëm në progresin e projekteve ekonomike, por që kërkon nevojën e ndërmarrjes së reformave për prosperitet të suksesshëm”.
FIAA operon prej disa vitesh në vendin tonë dhe ka mision të punës së saj të informojë të gjithë investitorët që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth potencialeve shqiptare të burimeve natyrore dhe të gjithë ata që duan të zgjerojnë dimensionet e bizneseve të tyre në Shqipëri. (LajmeShqip.com)
Friday, 20 January 2012 09:30