Lajme Shqip Tuesday, 06 October 2015 11:54

Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se Ministria e Kulturës së Iranit tashmë u ka dërguar letër organizatorëve të Panairit dhe nëse nuk do të ndërmerren masa, atëherë Irani nuk do të jetë pjesë e këtij panairi që do të jetë në mes datave 14 dhe 18 tetor

Ministria e Kulturës në Iran ka kritikuar praninë e shkrimtarit Selman Rushdie në Panairin e Librit në Frankfurt dhe ka paralajmëruar se për këtë shkak edhe do të bojkotojë këtë panair. Të njëjtit kanë kërkuar edhe nga vendet e tjera myslimane që të heqin dorë nga ky panair. Sipas medieve ndërkombëtare mësohet se Ministria e Iranit tashmë u ka dërguar letër organizatorëve të Panairit dhe nëse nuk do të ndërmerren masa, atëherë Irani nuk do të jetë pjesë e këtij panairi që do të jetë në mes datave 14 dhe 18 tetor. Selman Rushdie që një kohë të gjatë jeton në Britaninë e Madhe pas kërcënimeve që i janë bërë pas publikimit të romanit “The Satanic Verses”.