Selfo mania” ka prekur edhe përfaqësuesit e fesë në Shqipëri. Ata ishin të ftuar dje në ceremoninë e betimit dhe të marrjes së detyrës të kryetarit të ri të
Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një foto të kapur rastësisht në këtë ceremoni shfaqet prifti ortodoks teksa i tregon foton e tij 4 klerikëve të tjerë, të cilët ishin
ftuar të ndiqnin betimin e kryebashkiakut të ri Erion Veliaj para Këshillit Bashkiak. Ai ka fotografuar veten dhe këtë moment e ka ndarë edhe me drejtuesit e
besimeve të tjera, të cilët ishin ulur krah njëritjetrit, transmeton BW.
Ky gjest është kaluar me humor nga klerikët. Nuk është hera e parë që klerikët shqiptarë shfaqen publikisht përkrah njëritjetrit ku rasti që i vuri ata në qendër të
vëmendjes botërore ishte parakalimi në Paris në homazhet e kryera për viktimat e sulmit terrorist në revistën satirike “Charlie Hebdo” .
Friday, 31 July 2015 12:32