Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 18:31

Selena Gomez ka njoftuar se është duke iu nënshtruar kimioterapisë pasi u diagnostikua me sëmundjen autoimune lupus.

Shqetësimet për shëndetin e yllit fillimisht u ngritën në vitin 2013, kur ajo e anuloi turin e saj në Azi dhe Australi. Më vonë ajo ishte trajtuar në një qendër rehabilitimi, gjë që ngriti zërat se ajo po abuzon me substanca narkotike.

Duke folur për revistën Billboard, 23-vjeçarja iu kundërpërgjigj këtyre zërave.

“Desha të tregoj shumë më herët, ju nuk e keni idenë, unë jam në kimioterapi.” – u shpreh ylli i popit.

Lupus është një sëmundje autoimune, ku sistemi imunitar i trupit sulmon indet normale.