Lajme Shqip Thursday, 12 December 2013 23:34

Policia italiane ka sekuestruarrreth 6 ton drogë me një vlerë prej 10 milionë eurosh. Guarda di Finanzia ka arrestuar një numrë të madh personash të përfshirë në organizatën kriminale, mes tyre edhe shumë shqiptarë, raporton albeu.

Operacioni është zhvilluar në Komo, Milano, Barleta-Andria-Trani. Policia tha se ka kontrolluar 43 shtëpi, ku janësekuestruar pese makina, materiale për paketimin dozave si dhe 11 mijë euro. Mësohet se koka e këtij rrjeti ishte një familje shqiptare, e cila sillte drogën nga Shqipëria. Një grup shqiptaro-italian e blinin dhe e shpërndanin. Ngarkesat vinin nga Shqipëria, zbarkonin në Pulia, ku ruhej droga dhe më pas transportohej me furgonë dhe mjetet të tjera në zona te ndryshime të Italisë.