Lajme Shqip Tuesday, 10 December 2013 12:05

Disa kompani ajrore tashmë ofrojnë një shërbim ekstra. Mjafton të paguani diçka më tepër se bileta normale, për të provuar emocionet e dashurisë në qiell. 

Kompania “Flamingo Air” ofron një paketë prej 425 eurosh, në të cilën përfshihet një hapësirë e mbuluar me perde, dyshek e jastekë, një shishe shampanjë dhe disa çokollata, ku çiftet mund të kalojnë udhëtimin në intimitet të plotë, si në një dhomë hoteli. 
Kompania angleze “Mile High Flights” është përpjekur të përmbushë dëshirat e atyre që pavarësisht krizës, janë në kërkim të një udhëtimi romantik në ajër, duke ofruar mundësinë që “paketa e dashurisë” të paguhet me këste të vogla mujore. 
Megjithatë edhe paketat “AirSex” janë të ndara sipas xhepave të klientit. Më e mira është “paketa VIP” full optional, e cila kushton 1000 stërlina. Versioni “Loë  cost” quhet “Big One” dhe kushton 640 sterlina. 
Një tjetër kompani që ofron të tilla shërbime është “Vegas Night Flights”, e cila prezanton katër oferta: Skyline, Skyline vip, Silver dhe Gold.