Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 14:31

Nëpër mediat më prestigjioze botërore ka filluar të qarkullojë si një virus i vërtetë videoja që reklamon mrekullitë e programit Fotoshop të Adobit.

Në klipin prej dy minutash përfshihen edhe dy personazhe hollivudiane, si Britney Spears dhe Keira Knightley, të cilat kanë përdorur pikërisht këtë program për të perfeksionuar pamjen e tyre për kopertinat e revistave.

Nëse dëshironi edhe ju të dukeni perfekte në fotografi, tashmë keni mundësinë të shfrytëzoni programin sekret të bukurisë. (LajmeShqip.com)