Lajme Shqip Tuesday, 26 November 2013 00:23

Lady Gaga nuk zhgënjeu me performancën e saj mbrëmjen e së dielës në American Music Awards. Këngëtarja u shfaq si një sekretare seksi e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në këtë rast interpretohej nga këngëtari Kelly.

Performanca e dy artistëve menjëherë të sillte në mendje lidhjen ish-presidentit amerikan Bill Clinton me sekretaren e tij Monica Lewinsky.

Gaga dhe Kelly morën edhe disa poza të “rrezikshme” në tavolinë gjatë performacës së këngës “Do What U Want”.

“Kam punuar shumë për këtë performancë sepse doja që të mbahej mend”, ka thënë Lady Gaga.