Lajme Shqip Thursday, 08 October 2015 10:53

Në pamundësi për të vazhduar punimet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një konferencë për media.

Ai ka bërë thirrje që të mundësohet puna e Kuvendit dhe ka shtuar se megjithë tentimet, punimet e seancës nuk do të bllokohen në asnjë mënyrë, deri në pafundësi.

“As me filikaqa, as me skallperë e me asnjë mjet tjetër nuk do të mund të bllokohet puna e Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Ai ka kërkuar gjysmë ore pauzë.