Pas zhurmave tё fundit se çifti Johansson-Penn mund tё jenё ndarё, vjen shkёndija e parё nga e pёrjavshmja ‘US Weekly’ qё jep dritё mbi ngjarjen e tyre.
Sipas saj aktori 50-vjeçar nuk ka dashur tё ketё njё lidhje serioze me 26-vjeçaren Scarlett Johansson. Lidhja e tyre zgjati vetёm pesё muaj dhe pati njё krisje tё pariparueshme kur nё Guys Choice Awards nё Los Angeles ajo u ul ndёrmjet Pennit dhe De Niros, ku ky i fundit ka bёrё njё fytyrё tё çuditshme.
Sipas burimeve qё ka marrё kjo revistё thuhet se Johansson e ka patur fiksim Penn, pёr tё cilin filloi tё interesohej qё para 1 viti kur ai ishte duke u ndarё nga ish-bashkёshortja e tij Robin Wright.
Ka qёnё insistimi i saj deri sa ia arriti qёllimit qё ta bёnte pёr vete, por jo pёr gjatё…
Madje gazetarёt qё kanё kontaktuar me ta thonё se shpesh herё u ka ndodhur qё kur i kanё pyetur nёse mund t’i bёnin njё fotografi bashkё, Johansson ёshtё pёrgjigjur shpejt ‘Po!’ pёrpara se Penn tё nxirrte nga goja “Jo!”.
Thursday, 09 June 2011 12:37