Protestë e madhe pritët të mbahet javën tjetër në Prishtinë. Mbi 400 mjete të rënda që nxjerrin zhavorr do të vendosen në kryeqytet, në shenjë pakënaqësie ndaj ministrisë së Mjedisit. Kompanitë që merren me nxjerrjen e zhavorrit dhe të rërës nga lumenjtë e vendit, kanë vendosur ta kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Kosovës që është marrë më 2 nëntor, ka raportuar Express.
Një vendim i qeverisë ju ndalon të gjithë kompanive të eksploatojnë nëpër brigjet dhe hapësirat e lumenjve të Kosovës.
Të gjithë këta eksploatues, në mesin e të cilëve ka edhe më shumë ilegal, kanë pasur dy muaj afat për t’i larguar makineritë e tyre nga hapësirat përreth lumenjve.
Nëse nuk zbatohen urdhrat e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, atëherë zyrtarët e këtij dikasteri kanë premtuar gjoba deri në 100 mijë euro për secilën kompani. Por me këtë nuk pajtohen drejtuesit e këtyre kompanive që merren me këtë biznes. Ata kanë vendosur të protestojnë.
Tuesday, 20 December 2011 09:18