Xhuba – Së paku 75 persona, mes të cilëve 15 civilë, e humbën jetën gjatë sulmeve të kryengritësve në një qytet në Sudanin Jugor, ndaj tё cilёve u kundёrpërgjigjën forcat, kumtoi ministri i informatave i
Sudanit Jugor, Gideon Gaptan Toar.
Ai tha se kryengritësit, nga të cilët shumica luftojnë nën shenjat e Ushtrisë çlirimtare të Sudanit Jugor, dje e sulmuan qytetin Majom dhe se viktimat civile, kryesisht banorë të atij qyteti, janë goditur nga plumbat, përderisa “kanë vrapuar për t’u strehuar”.
Forcat qeveritare u janë kundërpërgjigjur sulmit dhe kanë vrarë mbi 60 kryengritës, prëderisa 18 janë plagosur, tha Toar.
Sudani Jugor fitoi pavarësinë më 9 korrik të këtij viti, ndërsa më 14 korrik u bë anëtare e KB-së.
Sunday, 30 October 2011 19:12