Scarlett ka qenë një nga aktoret e top listës kandidate për të luajtur në rolin e Lisbeth Salander në filmin “Lost Girl With Dragon Tattoo”, bazuar në romanin kriminalistik të autorit suedez Stieg Larsson.
Drejtori i këtij filmi, David Fincher, përfundimisht këtë rol ja dha aktores Rooney Mara.“Ne vizituam njerëz të ndryshëm, nga Zelanda e re dhe deri në Zvicër,” Fincher shpjegoi për Vogue. “Ne kemi marrë në testim njerëz të mrekullueshëm. Scarlett Johansson ishte fantastike. Po ju them, debutimi i saj ishte fantastik! Por problemi është se Scarlett është një nga ato figurat që kur e sheh, mezi pret që ajo të zhvishet.”
Në fakt, aktorja 26 vjeçare Johansson është tepër argëtuese për rolin e personazhit të përshkruar në libër. Roli i saj në film, ai i Salanders, do të ishte i një gruaje brilante, aspak sociale, hakere kompjuterësh, e zbehtë, grua anoreksike me flokë si iriq, me një vath në hundë dhe vetull, dhe e mbuluar me tatuazhe, nuk përputhet aspak me aktoren mjaft të gjallë dhe seksi. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 15:46 