Ajo së shpejti do të ketë tre filma me Superheronj në raftin e saj kështu që nuk është çudi kur producentët e filmave kërkojnë me ngulm shërbimet e saj për një përvojë të katërt. Dhe nuk ka vonuar! Duket se Scarlett Johansson-it i janë ofruar rreth 13 million pound për të marrë pjesë në vazhdimin e sagës “Avengers”.
Pagesa madhështore do e bëjë 27-vjeçaren aktoren më të paguar femër, në të gjitha kohërat. Scarlett, e cila luan rolin e Natasha Romanoff ose Vejushës së Zezë, është duke u tunduar të ndrisë sërish për herë të tretë në Avengers 2.
Shuma e majme do të errësojë të 12.2 milion paundët e paguar për Angelina Jolie në rolin e saj te “Turisti”, në vitin 2010. “Avengers Assemble” u bë filmi i tretë me fitimin më të madh në histori, duke grumbulluar 936 milion stërlina në arkat e kinemave, dhe Scarlett është parë si një pjesë integrale e këtij suksesi.
Monday, 09 July 2012 13:28 